Profesoresha Çeliku alaramon ambasadat: Vëzhgoni regjistrimin, po i bëhen probleme diasporës!

Kërkesë te ambasadat për vëzhgim nga ndërkombëtarët në regjistrimin e popullatës
Të nderuara Ambasada në Maqedoninë e Veriut,
Në Maqedoni pas 30 vitesh realizohet regjistrimi. Diaspora filloi regjistrimin që nga 1 marsi por me shumë probleme. Unë si qytetare shqiptare, doktore e shkencave politike, aktiviste e të drejtave të grave dhe të drejtave të shqiptarëve dhe presidente e Organizatës Joqeveritare “International Women’s Club” të regjistruar në Maqedoni shpreh shqetësim për manipulimet në regjistrim dhe jofunksionimin e sistemit të aplikimit:

1. Në sistem kërkohen të dhënat dhe numri personal që nëpërmjet të emailit duhet të vijë një kod dhe pastaj vazhdon regjistrimi, por shqetësimi im është se si mund me emaile të ndryshëm personat e njejtë të regjistrohen disa herë? Kur inkuadrohet njëherë në sistem numri personal nuk ka mundësi të inkuadrohet dy herë sepse duhet të jetë ruajtur në sistem.

2. Ne përderisa llogaritemi si shtet multietnik dhe aplikacioni është edhe në gjuhën shqipe, përsëri sistemi është jofunksional sepse ka pyetje në gjuhën shqipe ndërsa përgjigje të obliguara në gjuhën maqedone. A nuk është ky diskr*iminim dhe çorientim për diasporën shqiptare?
3. E treta dhe më e dhim*bshmja është që mund të regjistrohen edhe personat e vd*ekur ku një qytetar maqedonas del hapur me një video se si e ka regjistruar edhe nënën e tij të vd*ekur. A bëhet regjistrimi i të gjallëve ose të vd*ekurve, apo manipulimi i radhës? Pse nuk i evidenton të vd*ekurit enti i statistikave dhe automatikisht mos të pranohet ai numër personal?

Përderisa shtetit tonë i kërkohet nga Unioni Europian një regjistrim, ai duhet të jetë efikas dhe i pranueshëm për qytetarët, jo regjistrim manipulativ.
Efikasiteti do ishte atëherë kur do vëzhgohej kjo procedurë nga profesionalistë ndërkombëtarë dhe uroj që ju do dërgoni përfaqësuesit tuaj për të vëzhguar regjistrimin!
Me shumë respekt, Dr. Gjyla Çeliku