Prof. Dr. Vullnet Ameti telegram ngushëllimi për të ndjerin Aliman Saiti


Me dhimbje të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësuesit tonë Aliman Saiti, një personalitet i njohur për qytetin e Tetovës dhe më gjerë.

Mësuesi Aliman, njihej për kontributin e dhënë në lëmin e arsimit, ku punoi me elan dhe përkushtim të lartë deri në pension. Gjenerata jonë ka patur nderin që t’i ndjekë mësimet prej tij, në njëperiudhë jo të lehtë kur mësuesit, arsimtarët dhe profesorët, punonin nën presionin e sistemit të kohës.
Mësuesi Aliman Saiti dhe qindra intelektualë të tjerë, ishin tëvetëdijshëm se brezi i tyrenuk përfaqësonin vetëm plejadën e arsimtarëve shqiptarë, por edhe të misionarëve që do të frymëzonin dhe luftonin për përmbushjen e synimeve tona kombëtare.

Përmes këtij telegrami ngushëllimi, në emër të Universitetit të Tetovës, shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Saiti, miqve, kolegëve dhe qytetarëve të Tetovës.
I paharruar qoftë kujtimi i tij.
U prehtë në paqe!
Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektor i Universitetit të Tetovës