Prof.Dr Petrit Pollozhani do krijon politikat ekonomike të Besës, Hakim Suma do menaxhojë shëndetësinë!

Para disa javësh Lëvizja Besa nëpërmjet sekretarit të sekretariatit të departamenteve Arafat Shabanit në një konferencë për shtyp, hapi thirrje publike për të konkurruar profesionist të lëmive të ndryshme për të drejtuar departamentet e partisë apo si njihet ndryshe qeveria në hije. Siç mësohet brenda burimeve të Besës, profesori universitar Strugan, Petrit Pollozhani është njëri ndër profesionistët për të udhëhequr me departamentin e Ekonomisë.

Pollozahni muaj më parë u afrua në Lëvizjen Besa për të kontribuar në ndërtimin e politikave ekonomike.
Gjithashtu, mësohet se edhe Hakim Suma është njëri ndër personat që do të merr përgjegjësi në udhëheqjen e departamenteve, konkretisht atë të shëndetësisë. Thirrrja publike për të drejtuar departamentet ishte ndodh për herë të parë nga një parti politike në vend.