Prof. Dr. Mentor Hamiti, zgjidhet kryetar i Senatit të UEJL-së


Në mbledhjen e sotshme të Senatit të Universitetit të Evropës Juglindore (21.02.2023), kështu vendosën senatorët , të cilët me shumicë votash drejtimin e Senatit ia besuan Prof. Dr. Mentor Hamitit.

Ai, do të udhëheq me Senatin për një periudhë njëvjeçare. Deri më tani kryetar i Senatit ishte, Prof. Dr. Zemri Elezi, ligjërues në Fakultetin e Shkencave Shoqërore Bashkëkohore.

Prof. Dr. Mentor Hamiti, është profesor ordinar në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore dhe ligjëron lëndët në fushën e Algoritmeve, Gjuhët Programore dhe Teknologjitë, si dhe Etikën Profesionale.

Senati është organ kryesor i Universitetit për çështje akademike.