Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti u zgjodh U.D. Rektor i Universitetit të Tetovës

Sot në UT janë zgjedhur kuadrot e ri dhe atë Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti është zgjedhur ne postin e U.D. Rektor i Universitetit te Tetovës. Ai eshte votuar njëzëri nga Senati i UT-së.

Kushtrim Ahmeti deri tani ka ushtruar postin e kryetarit të senatit si dhe më parë ka qenë Prorektor i UT-së.
Ai deri me tani ka ligjeruar në Fakultetin e Filozofise. Ahmeti ka arritur nivelet me tè larta shkencore akademike, dhe se mban titull e doktorit të shkencave sociale.

———

Njoftimi nga UT-ja

Njoftohet opinioni publik, se më 24 nëntor 2022 u mbajt mbledhja e Senatit të Universitetit të Tetovës.
Në këtë mbledhje, në pajtim me Ligjin për arsimin e lartë, Statutin e Universitetit, aktet ligjore, nënligjore dhe aktet e tjera të brendshme të Universitetit, Prof. Dr. Vullnet Ameti u zgjodh Kryetar i Senatit të Universitetit të Tetovës.
Po ashtu, në mbledhjen e lartpërmendur u procedua edhe zgjedhja e Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit si ushtrues i detyrës Rektor i Universitetit të Tetovës.
Në mbledhjen e Senatit, po ashtu u diskutuan edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me ecurinë e përgjithshme të veprimtarisë arsimore – shkencore të Universitetit gjatë këtij viti akademik.
0