Prodhon pjesë për markat nga më të njohurat të automjeteve, kryeministri Rama viziton fabrikën në Dibër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot ka vizituar një fabrikë të prodhimit të pjesëve për markat nga më të njohurat të makinave dhe të automjeteve bujqësore.

Rama në një postim në Facebook shkruan se fabrika është në Dibër, Maqellarë.
²

“Dibër, Maqellarë – Në superfabrikën e Remzi Kosiqit, që sot prodhon në vendlindjen e tij pjesë për marka nga më të njohurat e makinave apo dhe të automjeteve bujqësore”, shkruan Rama.

Ndërkaq, Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës, siç njofton Telegrafi theksoi se kur ka vizituar për herë të parë këtë fabrikë ka pasur kontratë me kompaninë Fiat dhe bënte pjesët e vogla për automjetet e kësaj kompanie që përdoren në bujqësi.

Ndërkaq, pronari Remzi Kosiqi theksoi se ka nisur punën në vitin 1996, ndërkaq, aktualisht tha se ka 50 punjonës.

“Punojmë për mjetet bujqësore, automjetet dhe mjetet lundruese”, tha ai.

Kosiqi më tej tregoi se prodhojnë edhe timonë për makinat elektrike në Francë.

E pas tij, kryeministri Rama shprehu interesimin lidhur me çështjen e pagave të punëtorëve.

“Si ka ardhur puna në këtë situata rritja e rrogave është domosdoshmëri për të ruajtur punonjësit e kualifikuar”, tha Rama. /Telegrafi/