Prodhimtaria industriale në qershor më e madhe për 12,1 për qind

Prodhimtaria industriale në qershor të këtij viti në raport me qershorin e vitit të kaluar është rritur për 12,1 për qind. Në periudhën janar-qershor të vitit 2018, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje prej pesë për qind, kumtoi Enti Shtetëror Statistikor.

Shikuar sipas sektorëve, prodhimtaria industriale në sektorin e Minierave dhe nxjerrjen e gurit në qershor të këtij viti në krahasim me qershorin e vitit 2017 shënon rrënje prej 4,2 për qind, në sektorin e Industrisë përpunuese ka rritje prej 14,1 për qind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër i klimatizuar rritje prej 16,3 për qind.

Rritja në sektorin e Industrisë përpunuese është rezultat, para së gjithash, i prodhimtarisë së rritur në sferat: Prodhimtaria e prodhimeve ushqimore, Prodhimtari e prodhimeve të duhanit, Prodhimtaria e tekstilit, Prodhimtaria e veshmbathjeve, Prodhimtaria e prodhimeve farmaceutike dhe preparateve farmaceutike, Prodhimtaria e prodhimeve nga goma dhe prodhime nga masat plastike, Prodhimtari e metaleve, Prodhimtaria e prodhimeve të fabrikuara të metalit, përveç makinave dhe pajisjeve, Prodhimtaria e pajisjeve elektrike, prodhimtaria e makinave dhe pajisjeve, të pa përmendura në vend tjetër, Prodhimtaria e automjeteve, rimorkio dhe gjysmë rimorkio dhe Prodhimtaria e mobilieve.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimtaria në qershor të vitit 2018, në krahasim me qershorin e vitit 2017, shënon rritje te Energjia për 12,3 për qind, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 13,5 për qind, Prodhimet kapitale për 34,2 dhe te Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 20,1 për qind.