Prodhimi ditor i vaksinave kineze anti-Covid-19 ka arritur në 5 milionë doza

Prodhimi ditor i vaksinave kineze Covid 19 ka arritur në 5 milionë doza, sipas një zyrtari të lartë të cituar nga “Xinhua”.
Prodhimi ditor është rritur nga 1.5 milionë doza në 1 shkurt në rreth 5 milionë, me një total prej më shumë se 100 milionë dozash të furnizuara në të gjithë vendin, tha ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, Xiao Yaqing.

Ai tha se cilësia dhe siguria e vaksinave Covid 19 duhet të vijnë gjithmonë në radhë të parë dhe të vendosen në ballë të prodhimit dhe furnizimit.
Në Kinë, deri të martën ishin administuar më shumë se 82.84 milionë doza të vaksinave Covid 19 në të gjithë vendin, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë.