Procedura e falimentimit ndaj debitorit -“Eurostandard banka” SHA Shkup do ta zhvillojë drejtori falimentues Dushko Todevski nga Shkupi ndërsa seanca parë për shqyrtim dhe konstatim të kërkesave të paraqitura është caktuar për më 8 tetor të këtij viti informojnë sot nga Gjykata themelore civile Shkup.
“Për shkak të interesimit të madh të mediumeve lidhur me lëndën ST – 123/20 Ju njoftojmë se me Vendim ST – 123/20 nga 14.08.2020 në këtë gjykatë është miratuar propozimi për hapje të procedurës falimentuese ndaj debitorit ‘Eurostandard banka’ SHBA Shkup dhe për drejtor falimentues është caktuar Dushko Todevski nga Shkupi.
Rreth lëndës ST – 123/20 është caktuar seancë për shqyrtim dhe konstatim të kërkesave të paraqitura dhe grumbullim raportues të debitorëve në ditën 08.10.2020 në orën 13:00 në sallën II të gjykatës kati I” thuhet në kumtesën nga Gjykata themelore civile Shkup. Banka popullore më 12 gusht të këtij viti e mbylli “Eurostandard banka” SHA SHkup për shkak të mospërmbushjes së kushteve minimale ligjore për punë dhe paralajmëroi se për të nga gjykata do të kërkojë procedurë falimentimi.