Avokati i licensuar i Gjykatës Speciale, Taulant Hodaj ka treguar rreth procesit gjyqësor në Hagë ku po gjykohen ish drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ai, në emisionin “Imazh” në RTK tha se mesatarja e procesit gjyqësor ndaj tyre mund të marrë kohë deri në 10 vjet, ndërsa mesatarja e proceseve të këtij niveli është 5 vjet.
“Nëse marrim parasysh Tribunalet e kaluara, mesatarja e gjykimit do të jetë 5 vjet, derisa për ish-liderët e UÇK-së Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit gjykimi mund të zgjas deri në 10 vjet, pasi që është rast shumë i rëndë”, ka thënë Hodaj.
Ka rreth dy muaj që prej arr*estimit të parë nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë, e që ishte komandant “Cali” – Sali Mustafa.
Të njëjtit iu është vazhduar paraburgimi për një muaj më shumë, derisa ish-anëtarët e UÇK’së mund të gjykohen nga Gjykata Speciale në shtator të vitit të ardhshëm.
Përfaqësuesit ligjor të të akuzuarve kanë kundërshtuar një datë të tillë, teksa kanë thënë se iu nevojitet më shumë kohë për procedimin e gjykimit.
Për ish-presidentin Thaçi, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Hagës, Jack Smith, në letrën e tij drejtuar Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, Nicola Guillou, letër e cila është e publikuar edhe në faqen zyrtare të Gjykatë Speciale, ka parashikuar se mund të dënohet me burgim të përjetshëm.
Smith fillimisht ka shprehur frikën e tij se ish-presidenti i Kosovës mund të arratisej pasi aktakuza e pakonfirmuar ishte bërë publike. Sipas tij, një gjë e tillë do ta nxiste Thaçin të ikte.
Gjithashtu Smith në letrën e tij kishte pretenduar se Thaçi mund të kryejë edhe krime të tjera dhe të pengojë procedurat e Speciales.
“Përderisa të dhëna të caktuara dhe të përgjithshme në lidhje me aktakuzën e dorëzuar dhe të pakonfirmuar janë publikuar, ndjenja nxitëse e z.Thaçi për t’u arr*atisur, për t’i penguar procedurat dhe për të kryer k*rime të mëtutjeshme do të rritet drastikisht posa ai të informohet për akt8akuzën e konfirmuar dhe për hollësitë e akuzave të konfirmuara, të cilat mund të sjellin dë*nim me bur*gim të përjetshëm”, thuhet në dokumentin që Jack Smith ia ka dërguar gjyqtarit të Procedurës Paraprake.