Problemi global me internetin prek edhe Kosovën

Kështu ka njoftuar kompania përmes një postimi në Facebook, duke shtuar se janë në kontakt me kompanitë botërore si Microsoft e Croëdstrike Global.

“Për shkak të një kolapsi kibernetik, i cili ka prekur shumë sektorë në shumë vende të botës, ka afektuar edhe Kosovën ku, nga mëngjesi i sotëm, të gjitha kërkesat tuaja po hasin në vështirësi t’i procesojmë te departamentet përkatëse për shkak të rënies së sistemit të IT-së.

Sistemi i Sigurisë Kibernetike “Crowdstrike Global” ka lajmëruar opinionin e gjerë për një gabim në sistemin e tyre. Rrjedhimisht, ky problem nuk është specifik në KESCO, por është problem që ka afektuar të gjitha kompanitë e mëdha globale.”, thuhet në njoftim.

Më tej KESCO ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.

Një përditësim nga firma e sigurisë kibernetike CrowdStrike çoi në një ndërprerje të madhe të internet të premten, e cila ndikoi bizneset në mbarë botën, ka njoftuar kompania në fjalë

CrowdStrike ka bërë të ditur se tani është në procesin e rikthimit të përditësimit që shkaktoi problemin./21Media