Pro*testa të dhu*nshme kundër izolimit, policë të pla*gosur dhe qindra të arr*estuar (FOTO)

Disa policë u pl*agosën dhe qindra pr*otestues u arr*estuan në Melburn, qyteti i dytë më i populluar i Australisë pas përl*eshjeve të dhu*nshme në një marshim kundër izolimit për shkak të shtimit të rasteve me variantin delta.
Oficerët përdorën sprej piper dhe shoqëruan mbi 200 vetë, ndërsa disa qindra pjesëmarrës refuzuan urdhrat e qëndrimit në shtëpi dhe marshuan në periferi të qytetit. Pro*testat vijnë teksa qyteti po kalon bllokimin e tij të gjashtë që kur filloi pandemia, me shtetin e Victorias që raportoi të Shtunën mbi 500 raste të Covid-19.

Policia tha se gjashtë oficerë u shtruan në spital pasi u go*ditën me pr*edha dhe u shkelën në përl*eshjet me turmën prej rreth 700 personash.
“Ajo që pamë sot ishte një grup pr*otestuesish që u mblodhën, jo për të pro*testuar për liritë, por thjesht për të marrë përsipër dhe për të lu*ftuar me policinë,” tha Komandanti i Policisë së Victoria Mark Galliott për mediat.

Një numër i madh policësh arritën të pengojnë një tubim të ngjashëm në Sidnei, me oficerët që mbizotëruan në një park ku pro*testa ishte paraparë të dilte. Policia e New South Wales tha se ata arr*estuan rreth 20 persona në qytet, kryesisht përmes rrjetit të transportit publik, ndërsa disa të tjerë u arr*estuan në tubime më të vogla rreth shtetit.

Australia ndoqi me sukses protokillin deri të shënimin e rasteve “Covid-zero” duke mbyllur kufijtë ndërkombëtarë dhe kufizuar lëvizjet. Por ardhja e variantit Delta bëri që dy qytetet më të mëdha t’i rikthen izolimit. Autoritetet tani po synojnë një normë vaksinimi prej 70% para se të lehtësojnë më tej bllokimet.