Prizeren, vjehrri e rrahu rejën, e bën për spital

Një burrë nga Prizreni ka rënë në prangat e Policisë dje, në orët e pasdites, pasi i njëjti dyshohet për dhunë në familje.

I njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 14:50.