Privohet nga liria mjeku i Podujevës që rrefuzoi t’i jap shërbime mjekësore një pacienti

Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një njoftimi ka bërë të ditur që mjeku nga Podujeva, Ibrahim Hoti është arr*estuar nga Policia e Kosovës.

Kjo erdhi pas publikimit të videos nga Indeksonline, ku Hoti shihet se nuk i dha ndihmë mjekësore një pacienti të moshuar.

Ai do të mbahet në paraburgim për 48 orë, deri në një vendim tjetër.

Njoftimi i plotë nga Prokuroria Themelore:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin se pas publikimit të pamjeve në media, lidhur me një rast i cili ka ndodhur sot, konkretisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ku disa pacientë nuk marrin shërbime shëndetësore nga ky institucion, Prokurori i Shtetit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, duke iniciuar rastin si “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”, nga neni 255 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është intervistuar i dyshuari-mjeku me inicialet I.H., në drejtim të veprës penale të lartcekur dhe i njëjti është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.