Privohet nga liria edhe një narkotrafikant nga Tetova

Pjestarët e policisë të SPB- Tetovës sot (8 prill) rreth orës 18, kanë arrestuar 26-vjeçarin B.Sh. nga Tetova, pasi që me urdhër të gjykatës pasditen e sotme në banesën e tij dhe objektet ndihmëse në Tetovë, është kryer bastisje ku janë gjetë tre qese me marijuanë, peshore digjitale dhe 43 zipper qese.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse në bazë të nenit 215 të Kodit Penal dhe do të paraqitet para gjyqtarit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Tetovë.