Privohet nga liria 31 vjeçari nga Shishova, kërcënoi me armë zyrtarët policorë

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12 e 30 minuta në Shkup, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria personin E.SH. 31 vjeç nga fshati Shishovë i Komunës së Sarajit, ndaj të cilit ka pasur urdhër arrest të lëshuar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup.

Personi në fjalë është vërejtur nga zyrtarët policorë, të cilit i kanë dhënë urdhër që të ndaloj. Megjithatë ai nuk ka zbatuar urdhrin, përkundrazi ka nxjerr revolen dhe e ka drejtuar drejt zyrtarëve policorë, të cilët i janë kundërpërgjigjur duke shkrepur dy plumba në ajër.

Pas kësaj shumë shpejt personi në fjalë është kapur nga policia dhe është dërguar në stacion policorë në Bit Pazar, për procedure të mëtejme.