Privohen nga liria katër persona nga rrethina e Tetovës

Më 16.05.2021 në orën 00.50 në vendin e quajtur “Tre ujërat”, në atar të fshatit Breznë të Tetovës, pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria katër persona të cilët aku*zohen për ar mëmbajtje pa leje.

“Janë privuar nga liria personat B.B. (30), A.S. (20), I. R. (22) , të tre nga fshati Sllatinë e Tetovës dhe B.E. (36) nga fshati Neproshten i Tetovë, për arsye se tek ta është gjetur një pu.shkë gjuetie “Ata” me 30 copë municion, një ,,Karabinë Sava Sars” me tre fi*shekë kalibër 8.57 mm, pi*stoletë ,,Glok“ dhe kornizë me 16 fi.shekë të ka.librit 9 mm, për të cilat nuk kishin leje adekuate, si dhe thi*kë gjahu dhe një automjet “Shkoda Felicia” pa targa.

Personat në fjalë janë ndaluar në stacionin e policisë Tetovë dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, kundër tyre do të ngritën pa.di adekuate”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.