Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje, policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Strumicë kanë ndërmarrë aktivitete për zbulim dhe sanksionim të individëve të cilët kryejnë prerje dhe transport ilegal të drurëve për djegie.
Kështu, në malin Bellasicë është ndaluar vetura “zastava”, me targa të Strumicës, me shofer F.M.(29) nga fshati Bansko, e ngarkuar me dru të prerë ilegalisht dhe vetura “Llada”, me targa të Strumicës, me shofer J.D.(22) nga fshati Svidovicë e Strumicës, gjithashtu e ngarkuar me dru të prerë ilegalisht.
“Në kuadër të aktiviteteve dhe masave të ndërmarra, në lokalitet tjetër në fshatin Bellasicë, në mënyrë shtesë janë gjetur 4 m3 dru të prera në mënyrë ilegale. Drurët dhe vetura janë marrë dhe janë dorëzuar në Policinë Pyjore të Strumicës. Për rastin është njoftuar edhe prokurori publik i Prokurorisë Publike Themelore Strumicë dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër individëve do të parashtrohen kallëzime përkatëse”, thuhet më tej në njoftimin e MPB-së.