Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” pritet nga 30 deri në 40 minuta, ndërsa në VK “Bogorodicë” rreth 30 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i rritur.