Pritje të gjata në kufirin e Bllacës

Kolona të gjata po zhvillohen në Kufirin e Bllacës për hyrje në Maqedoninë e Veriut. Qindra vetura presin në këtë vijë kufitare.

Qytetarët që kanë vendosur të kalojnë këtë ditë në familjet e tyre në Maqedoni ose që kanë dalur edhe për shetitje, thonë se kjo është tmerruese sepse temperaturat e larta janë të papërballueshme për shumicën e qytetarëve, shkruan Pa Censurë.

Po ashtu, një qytetar nga Kaçaniku tha se kjo është edhe humbje kohe, në vend që të kalojmë më shumë kohë në qytet ne presim në kufi./Pa Censurë/
Më poshtë mund t’i shihni edhe fotografitë nga pika kufitare Shkup-Han i Elezit.