Pritje në kufijtë e vendit, ka rënë sistemi elektronik!

Pritjet në kufirin në Bllacë krahas fluksit të madh të qytetarëve, janë shtuar edhe si pasojë se ka rënë sistemi elektronik për kontrollim të udhëtarëve.

Siç mësohet, për momentin ka përpjekje për ta rregulluar, por deri me tani pa sukses. Si rezultat regjistrimi i udhëtarëve është bërë në mënyrë manuale.
Përveç se në kufirin e Bllacës, sistemi elektronik ka rënë edhe në Bellanoc dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.