Hëna po përgatitet të ndryshojë ngjyrën dhe të shndërrohet në të ashtuquajturën “Hëna e Kuqe”.
Natën mes të dielës dhe të hënës 16 maj, rikthehet eklipsi total i satelitit të Tokës, i fundit ishte tre vjet më parë. Fenomeni do të jetë i dukshëm edhe në vendin tonë.
Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt nga projekti virtual “Telescope”, duke filluar nga ora 03.32, moment kur Hëna do të fillojë të hyjë në konin e muzgut të krijuar nga Toka teksa kalon para Diellit.