Pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima


Moti paradite ishte me diell me vranësira të lehta deri mesatare, si dhe me erë të lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, ndërsa në pjesët perëndimore erë e fortë nga perëndimi. Pasdite, do të ketë shfaqje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima, kryesisht në zonat malore.

SIç njofton Drejtoia për Punë Hidrometeorolohjike, temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 27 deri në 35 gradë. Indeksi UV do të jetë 7.
Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në pjesët malore me kushte për paqëndrueshmëri afatshkurtëra. Temperatura pritet të arrijë në 29 gradë.

Nga nesër do të mbajë kryesisht mot i qëndrueshëm dhe me diell, me erë të dobët deri mesatare veriperëndimore, e cila do të intensifikohet përgjatë Vardarit të mërkurën dhe të enjten. Të mërkurën, do të ketë kushte për reshje shiu afatshkurtëra, të shoqëruara me erë. Këto ditë në mëngjes do të jetë më ftohtë, veçanërisht në pjesët më veriore.