Pritet përkeqësimi i motit në Shqipëri!

Përkeqësimi i kushteve metereologjike me gjirin e Vlorës pezullon lundrimin e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit në portin e Vlorës për 6 ditët e ardhshme.

Kapiteneria e portit bën me dije se në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për ditën e sotme do të jetë në drejtimin JUG-JUGPERENDIM në forcën 4-5bft 08-10m/s brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 10-17m/s me lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.
Sipas kapitenerisë përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të nisë nga ora 16:00 e pasdites së sotme.

Sakaq edhe bashkia e qytetit në bazë të parashikimeve paralajmëron qytetarët të bëjnë kujdes dhe te shmangin lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to , për ditët ne vazhdim.
” Të nderuar qytetarë!

Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të keq prej pasdites së sotme 5 Dhjetor deri më 7 Dhjetor!
Reshjet e shiut do të intensifikohen prej orës 18.00 e në vazhdim të shoqëruara dhe me stuhi te forta, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to.

Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë zyrtare në “Facebook””.