Forcat ukrainase janë gati për përballjen me trupat ruse, ndërsa janë rreshtuar në autostradën e rrugët e Kievit.
Forcat ruse tani mendohet se janë brenda qytetit, megjithëse vendndodhja dhe numri i tyre i saktë është i paqartë.
Përballjet u raportuan në Obolon, në periferi të qytetit, ndërsa rusët janë parë edhe në rrethet Vorzel, Bucha, Irpen.
Trupat ruse mendohet se kanë mbërritur nga verilindja, pasi janë shtyrë nga Çernobili, i cili u mor dje vonë.
Më shumë trupa ruse dhe forca të blinduara po përparojnë drejt kryeqytetit nga Konotop, në lindje, duke lënë qytetin e Chernihiv, ku u përplasën me rezistencën e Ukrainës.
Anton Herashchenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës tha se sot do të jetë “dita më e vështirë” e lu*ftës.
Sapo Kievi të rrethohet, inteligjenca amerikane beson se plani do të jetë që forcat speciale ruse të hyjnë dhe të marrin një aeroport me gjasë Sikorsky ose Boryspil, i cili më pas do të përdoret për fluturimin e 10,000 avionëve që do të sulmojnë.