Pritet destabilizim i motit

GJATË FUNDJAVËS RËNIE TË NDJESHME TË TEMPERATURAVE

Për shkak të valës së të nxehtit, Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë në fazën portokalli, kurse Qeveria rekomandoi që nga puna të lirohen gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç.

Sipas metereologëve vala e të nxehtit që përfshiu vendin do të zgjasë deri gjatë fundjavës kur pritet destabilizimi i sërishëm, me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig, janë të mundshme edhe përmbytje kurse metereologët nuk përjashtojnë mundësinë që të përsëritet moti i lig sic ishte në Kavadar dhe Negotinë.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal duke shtuar se pritet që temperaturat të shënojnë rënie deri në 10 gradë nga ato aktuale.