Priten tensione në Myftinin e Tetovës, Qani Nesimi nuk e pranon vendimin e Reisit

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame më 08.11.2023 mbajti mbledhjen e rregullt të Rijasetit në të cilën u diskutuan dhe u analizuan aktivitetet e Bashkësisë Fetare Islame gjatë vitit 2023.
Rijaseti e cilësoi si të suksesshëm këtë vit për sa i përket aktiviteteve fetare të organizuara nga organet dhe institucionet e BFI-së.
Po ashtu, gjatë kësaj mbledhje Rijaseti diskutoi për gjendjen aktuale në Muftininë e Tetovës dhe Muftininë e Strugës, ndaj të cilëve u soll vendim unanim nga Rijaseti i BFI-së, për shkarkimin nga detyra e Muftiut të Muftinisë së Tetovës, Qani Nesimi dhe në vend të tij për ushtrues detyre deri në zgjedhje të reja të Muftinisë së Tetovës u emërua Ushtrues Detyre Mufti dr. Selver Xhemaili.

Para mbledhjes Qani Nesimi i ka dërguar një letër ku këtë mbledhje e konsideron jolegale.