Priten reshje të rrëmbyeshme në Maqedoni

Moti rreth mesditës dhe pasdite do të ketë dukuri të destabilitetit lokal me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 25 deri 34 gradë. UV indeksi do të jetë 8, informuan nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Në Shkup, rreth mesditës dhe pasdite jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të zbresë deri 17 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 31 gradë.

Edhe të hënën në orët e pasdites do të ketë dukuri të destabilitetit me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig me reshje më të rrëmbyeshme për një kohë të shkurtë dhe kushte për dukuri të breshrit.
Nga e marta pason stabilizimi i motit me temperature ditore të cilat çdokund do të jenë mbi 30 gradë.