Prishtinë: Në rrethana të dyshimta, ndërron jetë 46 vjeçari në një lokal

Një 46-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në një lokal në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Lajmi është konifrmuar edhe nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prishtinë të cilët thanë se informatën për këtë raste kanë pranuar në ora 08:00. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 46 vjeç.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si ‘vdekje e dyshimtë’ dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, deklaroi zëdhënësja e policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti. /Lajmi.net/