Prishtinë: Burri i shkon gruas te qendra e masazhit ku punon, i hyn dajak

Vajzat dhe gratë vazhdojnë të mbeten viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes në shumë raste ushtrojnë dhunë sistematike në mënyra të ndryshme ndaj tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi edhe një grua në Prishtinë, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari i ka shkaktuar probleme bashkëshortes së tij, duke i shkuar te vendi i punës, në një qendër masazhi.

Bazuar në dëshminë e viktimës, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe shqetësim e frikë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’. /GazetaSinjali/