Prishtinasi prezantohet rrejshëm si polic dhe ndalon veturat, arrestohet pastaj nga policia “e vërtetë”

Një person në Mramor të Prishtinës është arrestuar nën dyshimin për prezantim të rremë.
I njëjti, duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, kishte ndaluar dhe kontrolluar një veturë të cilën ishte duke e drejtuar ankuesi kosovar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Detaje tjera rreth rastit nuk janë dhënë. /Lajmi.net/