Prishja e godinës së Teatrit, Robert Ndrenika: Këtu duhet të fillojë lufta


Në komisionin e Medias sot morën pjesë një përfaqësi e artistëve që kundërshtojnë shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në këtë seancë mungoi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ndërsa gjatë fjalës së tij aktori Robert Ndrenika u shpreh se mazhoranca mungon se këtu po bëhet gati të shpërthejë “lufta”.

“Faleminderit që na thirrët dhe po na dëgjoni, do të doja të ishte pala tjetër këtu, deputetët e PS. Bojkoti i tyre tregon se këtu duhet të fillojë lufta, jo me Korenë e Veriut, por… nuk e kuptoj këtë gjë.

Erdha me mendjen që të hyja në debat të arsyetoja me ata, nuk di se çfarë të them. Di t’u them që, PPP në këtë rast me teatrin, është shqeto vjedhje, grabitje dhe për këtë le të analizojnë të tërë, ka 20 vite që ka filluar kjo histori, pa pyetur aktorët.

Arbitraritet. Me keqardhje, por këtu fillon lufta, nuk na dëgjon kush, na përbuzin, na braktisin. Jo vetëm neve, por edhe juve po u poshtërojnë. Kjo është grabitje me veprim.

Ka 20 vite kjo tentativë për grabitje. Ajo tokë vërtetë quhet e shtetit, por është e komunitetit teatror, por të vijë një fusha, male apo kodra, këtu më vete mendja se duan të vjedhin të gjithë. Më falni për tonin, por këto i kam nga mendja dhe nga shpirti’, tha Ndrenika.