Prindët e fëmijëve të vrarë në rastin “Monstra” sot organizojnë protestë


Nën moton ‘’DREJTËSI për viktimat e Liqenit të Smillkovcit’’,sot në ora 13.00, do të protestohet para Gjykatës Themelore në Shkup. Kjo protestë organizohet nga një faqe në rrjetin social fejsbuk e ashtuquajtur ‘’Drejtësi për Monstrën’’, pas së cilës qëndrojnë famijarët e viktimave.

Vrasja e pesfishtë e pesë maqedonasve pranë Liqenit artificial të Smillkovcës ka ndodhur në prill të viti 2012. Për këtë rast u dënuan katër shqiptarë me burg të përjetshëm, prej të cilëve tre janë liruar me kusht kurse një gjendet ende në burg. Dy të akuzuar të tjerë ndodhen në arrati.