Prindërit, pro*testa kundër kthimit në punë


Mbi 150 nëna që kanë fëmijë deri në moshën 6 vjeçare prote*stuan sot para Qeverisë duke kërkuar që të mos rikthehen në punë më 23 shtator, sepse nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e tyre. Në kohë pandemie, theksojnë, është e vështirë të gjendet person për t’u kujdesur për fëmijët, ndërsa gjyshërit hyjnë në kategorinë e rrezikuar.

Numri i lartë i rasteve pozitive me virus korona, afrimi i vjeshtës kur pritet valë e dytë, koha e shkurtër për fëmijët që të adaptohen në çerdhe, dhe sidomos rastet pozitive me COVID-19 të regjistruar së fundmi në disa nga këto objekte përkujdesje, shtojnë edhe më shumë shqetësimin e nënave për të vegjlit e tyre. Sipas tyre rritja e numrit të fëmijëve në grupet në çerdhe nuk është zgjidhje, sepse në periudhë kaq të shkurtër nuk mund të sigurohet as hapësirë dhe as kuadër i mjaftueshëm.