Prindërit nuk i kthehen normalitetit të gjumit deri në 6 vjet pas lindjes së foshnjës

Gjumi për prindërit e ri nuk i kthehet normalitetit deri në gjashtë vjet pas lindjes së fëmijës së parë, thotë studimi më i ri. Sipas studimit, nënat del se bëjnë më shumë se baballarët në kujdesin ndaj foshnjave gjatë natës.

Studimi është kryer nga Universiteti McGill i cili ka hulumtuar gjumin tek 111 prindër për rreth dy javë, pasi atyre u kishte lindur foshnja, për të parë se si dallonin sjelljet ndërmjet prindërve.

Befasisht studiuesit kanë vërejtur se nënat të cilat po rrisnin fëmijën e tyre të parë bëjnë gjumë më të mirë se ato që e kishin fëmijën e dytë apo të tretë, shkruan Daily Mail.

Nënat me vetëm një bebe raportohet se bëjnë gjumë më të mirë dhe me më pak ndërprerje gjatë natës se ato që kanë më shumë fëmijë. Ndërkaq sa i përket baballarëve, tek ata nuk është vërejtur ndryshim i gjumit në varësi nga numri i fëmijëve që kanë.