Prindërit mund t’ua vendosin nëse duan maskat fëmijëve

Komisioni për Sëmundje Infektive hoqi detyrimin për mbajtjen e maskës nga ana e nxënësve në shkolla, por, kryetari i saj, Aleksandar Petliçkovski tha se nëse duan prindërit mund t’ua vendosin fëmijëve të tyre edhe më tej maskat.
“Nëse duan prindërit mund t’ua vendosin fëmijëve maskat, por ne heqim detyrimin për mbajtjen e tyre”, tha Petliçkovski.