Prindërit: Mësimi të bëhet me prezencë fizike

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor qytetarët shprehen të ndarë për atë se si duhet realizuar procesi edukativo arsimor. Shumë prej prindërve të anke*tuar shprehen pro mësimit më prezencë fizike pasi sipas tyre mësimi nga distanca ishte jo efikas. “Nëse gjitha kafenetë janë duke punuar dhe sendet normal janë duke funksionuar pse mos të funksionojnë edhe shkollat, normal me protokollet e shtetit për mbrojtje”

“ Va*rfëri është te ne, nuk kanë telefona, si do të komunikoj me arsimtarin ose profesorin”. “Sa ishit të kënaqur me zhvillimin e mësimit online? Aspak nuk kemi qenë të kënaqur, prandaj duhet me rregull”. “Më mirë do të kishte qenë në shkollë, ndryshe është kur dëgjon mësimin direkt nga mësuesi.”. Kthimin në shkollë e kërkojnë edhe vet fëmijët të cilët thonë se tashmë ndjejnë mall për shkollën dhe shoqërinë. “Unë i kam nëntë vjet edhe shumë më ka marrë malli për shkollën. Më mungojnë shokët, mësuesja, shoqet” Për zhvillimin e mësimit sot diskutoi edhe Komisioni për Arsim pranë BNJVL-se. U miratuan disa konkluzione, mes të cilave të rriten bll*ok dotacionet si dhe çdo komunë bashkë më institucionet arsimore t’i përshtatet modeleve të caktuara nga Ministria e Arsimit. “Qëndrimi im personal është se është te rëndësishme të kemi mundësi për prezencë fizike të nxënësve sepse problemi nuk është i njëanshëm. Të gjithë e pamë atë që ndodhi vetë me mësimin online, cilat ishin pasojat. Por, jo me çdo kusht të zbatohet sepse shëndeti është para të gjithave. Prandaj edhe flasim për zgjedhje fleksibile të modeleve, kombinime varësisht gjendjes epidemiologjike në mjedise të caktuara- deklaroi Natasha Petrovska, kryetare e Komisionit për arsim pranë BNJVL-së.