“Prindërit më kanë rrahur që fëmijë dhe nuk jam i traumatizuar”, ka thënë burri, ish-partnerja e të cilit e ka denoncuar

Ylli Avdija:

CIKLI TRAUMATIK!

“Prindërit më kanë rrahur që fëmijë dhe nuk jam i traumatizuar”, ka thënë burri, ish-partnerja e të cilit e ka denoncuar për dhunë fizike.

“Kur isha fëmijë më lanë vetëm duke qarë derisa më zuri gjumi dhe ishte aq keq sepse une nuk dola”, ka thënë njeriu që kalon orë të gjata në rrjetet sociale duke ndikuar në gjumin e tij.

“Më dënuan si fëmijë dhe jam mirë”, tha njeriu që sa herë gabon i thotë vetes fjalë përbuzjeje, si një formë vetëndëshkimi.

“Në fëmijëri më kanë vënë dorën e rëndë dhe unë vuaj nga një traumë e quajtur “edukim”, tha gruaja që ende nuk e kupton pse të gjithë partnerët e saj përfundojnë të jenë agresivë.

“Kur u bëra kapriçioze si fëmijë, babai më mbylli në një dhomë vetëm për të më dhënë mësim dhe sot e vlerësoj”, tha gruaja që ka pësuar sulme ankthi dhe nuk mund të shpjegojë pse ka kaq frikë të mbyllet në hapësira të vogla.

“Prindërit më thanë se do të më linin vetëm ose do të më jepnin një të huaji kur të bëja tërbimet e mia dhe ja, nuk kam trauma”, tha gruaja e cila është lutur për dashuri dhe ka falur tradhtitë e përsëritura për të mos u ndjerë e braktisur.

Prindërit më kontrollonin vetëm me shikimin e tyre dhe shikoni sa mirë kam dalë”, tha gruaja e cila nuk mund të mbajë kontaktin me sy me figurat e ‘autoritetit’ pa u ndjerë e frikësuar.

“Si fëmijë e kam marrë ndëshkim edhe telin e hekurt dhe sot jam njeri i mirë, madje profesionist”, thotë burri që fqinjët e tij e kanë akuzuar dhe thirrur policinë se i dehur godet sendet dhe i bërtiste gruas së tij.

“Prindërit e mi më detyruan të studioja një karrierë që do të më bënte para dhe e shoh se sa mirë jam”, tha burri që ëndërron të premten, fundin e javes çdo ditë, sepse është i dëshpëruar në punën e tij duke bërë çdo ditë diçka që nuk është ajo që ai gjithmonë e ka dashur dhe e ka kërkuar.

“Kur isha e vogël më detyruan të ulesha derisa të mbaronte ushqimi dhe më ushqenin me forcë, jo si ata prindërit lejues”, pohoi gruaja që nuk e kupton pse nuk mund të kishte një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin dhe në të adoleshenca filloi të zhvillojë një çrregullim të të ngrënit.

“Falënderoj mamin dhe babin tim për çdo goditje dhe çdo ndëshkim, sepse nëse jo, kushedi se çfarë do të më ndodhte”, tha burri që nuk ka mundur kurrë të ketë një marrëdhënie të shëndetshme dhe djali i të cilit e gënjen vazhdimisht sepse ka frikë.

Dhe kështu ne e kalojmë jetën, duke dëgjuar njerëz që pretendojnë se janë njerëz të mirë pa trauma, por në mënyrë paradoksale, në një shoqëri plot dhunë dhe njerëz të plagosur.

Është koha për të thyer ciklet e traumave të gjeneratave!

përkthim dhe përshtatje:

Yll Avdijaj