Prindërit e Thaçit përfundojnë vizitën në Qendrën e Paraburgimit në Hagë

Prindërit e ish-Presidentit Hashim Thaçi kanë përfunduar vizitën në Hagë. Gazeta Nacionale ka siguruar foton e tyre, kur ata kanë dalë nga qendra e paraburgimit. Ata sot kanë qëndruar terë ditën në ketë qendër, ku për herë të parë kanë takua djalin e tyre.

Kujtojmë që së fundimi Gjykata Speciale me seli në Hagë ka vendosur që ish-presidenti Hashim Thaçi të mbetet në paraburgim. E dëshirën për ta parë djalin e tyre, prindërit e ish presidentit e kishin shprehur edhe gjatë takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kur ky i fundit iu shkoi në vizitë, në shtëpinë e tyre në Brojë të Skenderajt.