PRINDËRIT E PERSONIT QË VRAU 8 PERSONA, FSHIHEN NGA FRIKA E HAKMARRJES

Në ceremoninë e varrimit të 8 viktimave të masakrës së Selenicës ka munguar familja e autorit të krimit, Ritvan Zykaj.

Mësohet se prindërit e tij, vëllai dhe motra janë larguar nga fshati nga frika e hakmarrjes. Para masakrës, familjet nga i njëjti fis jetonin pranë njëra tjetrës.

Ndërkohë këshilli bashkiak ka vendosur ta shpallë të hënën, dite zie dhe ka akorduar një fond prej 12 milionë lekësh për mbulimin e shpenzimeve të varrimit.

Mësohet se 5 nga viktimat e mbrëmshme kanë qenë me ndihmë sociale nga Bashkia e Selenicës për shkak të vështirësive ekonomike.