Prindërit e nxënësit i çojnë letër mësuesit të Anglishtes: Mos i vër notë negative djalit se ne si prindër…


Një letër dhënë në dorë nga nxënësi i tij mësuesit të Anglishtes në një shkollë të Koplikut ka çuditur këtë të fundit.

Prindërit e nxënësit e tij i kanë kërkuar të mos i vërë nota të këqija në Anglisht pasi asnjëri prej tyre nuk e di gjuhën e huaj.

Mësuesi i dyjëzuar nga kjo letër thotë se nxënësi është dobët në lëndën e Anglishtes por e sheh edhe si detyrim moral të mos i vërë nota të këqija.

Ai e ka kaluar letrën me një buzëqeshje por shprehet se: “Po deshe publikojeni qe te pakten ne si mesues bejme detyren i mesojme por prinderit mos na ngelin ne qaf se nuk i mesojne mesuesit”

Sa prej jush janë anglisht-folës të mirë sot pavarësisht se prindërit tuaj nuk e dinë këtë gjuhë? Burimi: JOQ