Emri i Dua Lipas ishte ndër zgjedhjet më të shpeshta të prindërve për emrat e fëmijëve të tyre, sipas të dhënave të fundit. Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) tha se foshnjat e quajtura Dua u dyfishuan në vitin 2019 në krahasim me vitin 2017, kur këngëtarja sapo kishte filluar të njihej në Mbretërinë e Bashkuar.
Dua është kthyer në një frymëzim për sa u përket emrave që prindërit zgjedhin për fëmijët e porsalindur. Sipas ONS, 126 bebe u quajtën Dua në vitin 2019 në Britani, krahasuar me 63 në 2017-ën. Ndërsa “fronin” e mbajnë ende emrat Oliver dhe Olivia, si në Ángli edhe në Uells, me më shumë se 9,000 fëmijë në vitin 2019. Megjithatë, numri është në rënie në krahasim me vitet e mëparshme.
Tani presim që me sukseset e Duas të rritet edhe numri i bebeve me këtë emër, dhe me ç’po shohim, shanset janë të shumta.