Prindër të urryer: Vrasin djalin 5 vjeç, e hedhin në lumë dhe kërkojnë ndihmë për ta gjetur se ‘është zhdukur’!

Ndërsa shumë prindër sakrifikojnë jetët e tyre për fëmijët, ka disa që vetëm prindër nuk mund të quhen. Rasti i 40 vjeçarit nga Cardiff në Angli, John Cole dhe të shoqes 31 vjeçare, Angarad Williamson, është tipik i dy monstrave.

Ata vranë djalin e tyre pesë vjeçar pas muajsh të tërë torturave, e flakën në lumë dhe me pafytyrësi shpallën zhdukjen e të voglit dhe kërkuan ndihmë për ta gjetur.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe po gjykohet pasi u zbardh nga policia britanike, raporton noa.al.

Vogëlushi që shikoni në foto, 5-vjeçari Logan Muangi, nuk jeton më. Mëngjesin e 31 korrikut 2021, trupi i djalit të vogël u gjet nga policia në një lumë vetëm 250 metra larg shtëpisë së tij në Bridget, 32 km në perëndim të Cardiff.