Princi i Suedisë dhe bashkëshortja e tij rezultojnë pozitiv me Covid-19

Princi i Suedisë Carl Philip dhe gruaja e tij Princesha Sofia kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Carl Philip, djali 41-vjeçar i Mbretit Carl XVI Gustaf dhe Mbretëreshës Silvia dhe Sofia, 35 vjeç,kanë simptoma të lehta të gripit dhe janë në karantinë në shtëpinë e tyre në kryeqytetin Stokholm.

Më tej theksohet mbreti, mbretëresha, motra e madhe e princit, Princesha e Kurorës Victoria, dhe burri i saj Princi Daniel do të testohen gjatë ditës , thuhet në deklaratë.

Suedia ishte një nga të paktat vende që nuk zbatoi masa të rrepta kufizuese dhe përkundrazi u mbështet në rekomandimet e publikut për të ndaluar përhapjen e virusit. Por pas një rritje të rasteve, ajo njoftoi kufizime.

Agjencia shëndetësore ka lejuar autoritetet lokale të vendosin ndalime për vizitat në shtëpitë e pensionistëve. Vendi skandinav deri më tani ka regjistruar 236.355 raste të virusit dhe 6.622 vdekje.