Princesha Kate Middleton diagonostikohet me kancer

Princesha e Uellsit Kate Middleton është diagnostikuar me kancer dhe është në fazat e hershme të trajtimi.

Deklarata është bërë publike nga vetë Princesha e kurorës përmes një videoje.

“Dy muaj tepër të vështirë”, i ka konsideruar Kate Middleton trajtimet e nisura së fundmi. “Jam mirë dhe po forcohem çdo ditë e më shumë”, u shpreh ajo.

Detajet për sëmundjen nuk dha, megjithatë thekson se kur në muajin janar iu nënshtrua një ndërhyrje abdominale, nuk dihej që ishte e prekur nga sëmundja.