Princesha e Holandës heq dorë nga pagesa 1.6 milionë euro në vit: Nuk bëra asgjë t’i meritoj

Më 7 dhjetor, Princesha Catharina Amalia e Holandës, vajza e madhe e Mbretit William Alexander dhe Mbretëreshës Maxima, do të mbush 18 vjeç dhe për këtë arsye do të ketë të drejtën e pagesës mbretërore prej 1.6 milion euro në vit që qeveria Holandeze ka caktuar për familjen mbretërore.
Por trashëgimtarja e re e fronit nuk i dëshiron këto para, sepse ajo mendon se nuk i meriton ato, veçanërisht në këtë periudhë historike botërore të rrënuar nga pandemia.

Kështu, princesha ka hequr dorë nga kjo shumë duke i dërguar një letër dërguar Kryeministrit, Mark Rutte.
“Më 7 dhjetor 2021 do të mbushë 18 vjeç dhe sipas ligjit, do të marr një ndihmë. Kjo është diçka e pakëndshme, sidomos në një kohë të tillë ku mund të ofroj kaq pak në këmbim dhe kur studentët e tjerë po përjetojnë një periudhë shumë më të vështirë për shkak të Covid-19.”

Princesha, e cila vetëm një javë më parë u diplomua nga shkolla e mesme, gjithashtu njoftoi se ajo synon të shlyejë edhe 300,000 euro të ardhura vjetore që i takonin gjatë studimit dhe theksoi ajo nuk do të do të kërkojë shumën prej 1.3 milionë euro për shpenzimet , derisa të kryejë detyra zyrtare për Kurorën.
“Unë dua t’i fitoj ato para dhe t’i mos i marr me pa të drejtë”, shpjegoi Amalia.