“Prill o im vëlla, me jep tri ditë hua ta ngrij plakën me gjithçka ka”

“Prill o im vëlla, me jep tri ditë hua ta ngrij plakën me gjithçka ka”

Pothuajse të gjithë e keni dëgjuar që ekziston një legjendë për shiun dhe motin e keq në javën e fundit të muajit Mars dhe javën e parë të Prillit.

Kjo periudhë njihet si “Plakat e Prillit” për shkak të një legjende këtu në Shqipëri.

Legjenda thotë një herë e një kohë sipas gojëdhënave shqiptare se nje plakë shkoi në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin e ngrohtë e me diell plaka iu drejtua qiellit dhe tha: “Tani unë do t’i kullos për qejf bagëtitë. Lamtumirë dimër, shkofsh në djall”.

Në këtë moment, prilli (ose marsi) tha: “Shkurt o im vëlla, më jep tri ditë hua ta ngrij plakën me gjithçka ka”.

Menjëherë pas kësaj, legjenda thotë se u bë aq ftohtë saqë plaka ngriu me gjithë bagëtitë në mal, duke u kthyer në shkëmb.

Mali i Tomorrit është vendi ku plakat u ngrinë me bagëtitë, ndërsa sipas gojëdhënave në atë vend sot gjendet një gur në formën e një plake, ku edhe sot e kësaj dite buron ujë, që thuhet se janë “lotët e plakës”.

Kjo legjende njihet ne tere Ballkanin, dhe si per çdolegjende tjeter edhe per kete qarkullojne disa versione.

Duhet ta dimë se legjendat kane rol te rendesishem ne kulturen e nje vendi.