Prifti që “tronditi” botën: Ferri nuk ekziston, feja është biznes

Pothuajse të gjitha fetë e botës mbështeten në atë se Zoti ekziston, së bashku me parajsën dhe ferrin.
Sipas këtyre feve, jeta pas vdekjes ka të bëjë me ndëshkimin ose shpërblimin e njerëzve të cilët jetuan në këtë botë.
Por, një tjetër gjë e thotë një prift në një video në YouTube, i cili ishte bërë hit me deklaratën e tij.

Në video, prifti thotë:
“Nuk mendoj se ekziston ferri. Pata besuar në jetën pas vdekjes, por nuk mendoj se ka të bëjë ndonjë gjë me shpërblimin ose ndëshkimin”.
“Feja është gjithmonë në biznesin e kontrollit dhe kjo është diçka që njerëzit në të vërtetë nuk e kuptojnë”, thotë ai.

“Nëse ke parajsën si një vend ku shpërblehesh për mirësinë tënde dhe ferri është një vend ku dënohesh për të këqijat tua, atëherë disi e ke kontrollin e popullsisë”, thotë prifti.
“Ata krijuan këtë vend të zjarrtë që në thelb frikësoi shumë njerëz përgjatë historisë së Krishterimit dhe është pjesë e taktikës së kontrollit”, shton ai.

Përderisa ai flet, i intervistuari e pyet me habi: “Prit një minutë. Po thua se ferri, ideja e një vendi nën tokë ose diku ku torturohesh në përjetësi është në fakt një shpikje e kishës?”.
Kjo ju konvenon thotë ai, pasi kisha nuk dëshiron që “njerëzit të rriten, sepse nuk mund t’i kontrollosh të rriturit”.
Pastaj intervistuesi e pyet: “Çfarë mendon për teologjinë që është aktuale këto ditë në Amerikë, që thotë se duhet ta pranosh Jezusin si shpëtimtar në mënyrë që të shkosh në parajsë?”.

Ai përgjigjet: “Çdo kishë që e njoh thotë se ne jemi kisha e vërtetë, se kanë Papën e pagabueshëm dhe Biblën e saktë. Ideja se e vërteta e Zotit mund të kufizohet në çfarëdo sistemi njerëzor, çfarëdo besimi, çfarëdo libri njerëzor është pothuajse përtej imagjinatës.
Për mua, Zoti nuk është i krishter, çifut ose një mysliman, hindu ose një budist, të gjitha këto janë sisteme njerëzore të cilat qeniet njerëzore i kanë krijuar për të na çuar në misterin e Zotit. Unë shkoj sipas traditës sime, por nuk besoj se tradita ime e definon Zotin”, thotë ai.