Besimtarët ortodoks dje festuan Krishtlindjet. Manifestimi qendror për Krishtlindjet u mbajt në Kishën “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup. Por në fotografitë që po qarkullojnë në rrjetet sociale shihet se qytetarët nuk kanë respektuar masat dhe protokollet e miratuara për mbajtje të maskës, distancës dhe mos-grupimi i shumë personave në ambiente të mbyllura.
Disa ditë më parë edhe funksionarët e lartë të BDI-së ishin mbledhur për të festuar ditëlindjen e kreut të integristëve Ali Ahmeti, por më pas u dënuan me gjoba për mosmbajtjen e maskave.