Prezantohet si zyrtarë i rreme nga DAP, tenton të përfitojë dobi pronësore

Ditëve të fundit një person i panjohur në mënyrë të rreme është prezantuar se punon në Drejtorinë për të ardhura publike si person përgjegjës për pagesën e borxheve dhe ka kërkuar para nga tatim paguesit me qëllim që ta zvogëlojë borxhin që e kanë pasur kundrejt Drejtorisë, informojnë nga DAP. Nga Drejtoria kumtojnë se këtë informacion e kanë marrë sot dhe se sipas nenit 391, nga Kodi penal menjëherë e e kanë paraqitur rastin në Ministrinë e Punëve të Brendshme në SPB Kaavadar.

“DAP njofton se detyrimet që tatimpaguesit i kanë (sipas vendimeve dhe denoncimeve tatimore) dhe pagesave, përmes bartësve të qarkullimit pagesor dhe sistemit të thesarit paguhen automatikisht. Vetëm me pagesën e borxhit tatimor përmes bartësve të qarkullimit pagesor dhe sistemit të thesarit mund të ndalohet obligimi i obliguesit tatimor”, thuhet në kumtesën e DAP-it, duke apeluar që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien nën ndikime të tilla të individëve.